Fotografia, publiciteti e fotoshop i kanë dhënë një prespektivë të re portretit, por disa artista si Gjergj Kola mbajnë të pandryshuar dëshirën dhe nevojën qe të kapin emocionet dhe esencën e njerëzve.

Në thellësi “figura njerëzore është krijesa më e persosur që Zoti ka krijuar e per mijëra vjet ka qenë i pari subjekt i çdo artisti duke nisur nga pikturat ne shpellat primitive”, na thotë Gjergji, kur e takuam ne ekspozitën e piktures transfigurative e transkonceptuale në Alexander Hotel Museum në Pesaro.

Gjergj Kola ka lindur në Shqipëri, por ka kaluar një pjesë të madhe të jetës së tije në Greqi dhe Itali duke gjetur kohën të marrë pjesë në ekspozita në Ballkan, në Itali dhe vende te tjera si dhe në Shtetet e Bashkuara. Kur flet nuk din kurrë cilën gjuhë të përdorë por kjo eksperiencë e pasur e ka lejuar të mësojë të lexojë njerëzit përtej fjalëve .Ai mbledh me penel dhe përshkruan jetën e tyre në telajo. Ne tiparet e tij shihet nje vitalitet dhe nje gëzim i pazakonshëm.

Çfarë është për ty portreti, çfarë ndien?

Në fillim jam i shqetësuar për interpretimin e figurës njerëzore që është krijesa më e komplikuar, interesante dhe e bukur e kësaj bote. Nga njëra anë estetika e delikatesë, e bukurisë dhe e freskisë dhe nga ana tjetër inteligjenca, vuajtjet e gëzimet. Janë të gjithë këto faktorë së bashku që formojnë në kompleks personin e që duhet të pasqyrohen në një pikturë.

Është arti që shprehet me figurën e një portreti në të cilin duhet te mundohem te transmetoj karakterin e forcën duke përdorur shumëllojshmërinë e materialit dhe ngjyrave :dhe kjo nuk është një sfidë e lehtë. Jam gjithmone në kërkim të një niveli të lartë interpretimi që mund të identifikohen të veçantat e çdo personi.


Hyn në marëdhënie me personin që i bën portretin ?Çfarë shikon ne të?

Do të më pëlqente që personave që u bëj portretin të jenë të gjithë të mrekullueshëm .Kur kam përpara një person per një portret nuk bëj një fotografim por kerkoj të bëj një interpretim artistik. Kërkoj te pershkruaj dhe te njehsoj një botë ku harmonizohen dy personalitetet: ai i modelit e e krijuesit dy botëkuptime të ndryshme.
Kërkoj te arrij nje harmoni dhe ekuilibër estetik për të paraqitur aspektet dhe vlerat më pozitive: kerkoj gjithmonë të paraqes personat ne dritën e tyre më të mirë.


Kam parë shumë piktura të traditës shqiptare, greke dhe turke. Cfarë motivesh të frymëzojnë ?

Edhe në këtë rast ballafaqohem tersisht me figurën njerëzore sepse folklori është aspirate dhe aspekt i shume i rendesishem qe karakterizohet nga ndjeshmeria njerëzore. Kultura popullore është krijuar, zhvilluar dhe pasuruar nga njerëzit sipas traditava dhe karakteristikat e veçanta natyrore, geografike e historike. Janë vlera që trashëgohen nga brezat dhe perbejne thesarin e trashegimise kulturore te çdo populli.

Unë jam thjesht një nga këta artista që me pelqen dhe mundohem te respektoi e te interpretoi duke u mbeshtetur tek këta vlera keshtuqe perderisa jam lindur e rritur në Shqiperi, njoh më mirë pasurinë kulturore të vendit tim dhe të zonës Ballkanike.

Kam ikur nga Shqipëria kur kisha 24 vjeç dhe kam kaluar gjithashtu edhe kaq dmth 24 vjet larg nga toka ime .Kur jeton larg ndien një nostalgji dhe një respekt më të madh, përqëndrohesh e analizon më shume vemendje vlerat dhe anët pozitive. Për këtë kërkoj të mos i jap kohe dhe interesim problematikes qe krijon politika, korrupsioni etj si keta, por me veprat e mia shpesh u kthehem vlerave dhe traditave folkloristike që edhe në ditët e sotme janë pak të njohura.

Riguardo l'Intervistato:Gjergj Kola

Artists

piktor me origjinë shqiptare i specializuar ne portrete.Në veprat e tij janë prezent elementë të traditës ballkanike .Jeton e punon në qytetin Fano në Itali .