Për të njohur Albana Temalin kemi shkuar në Bolonjë ku jeton e punon. E njihnim nga siti i saj www.albacenter.it , që është kthyer në një pikë referimi për artin dhe kulturën shqiptare në botë, por nuk e kishim takua asnjëherë personalisht.

Takimi që na la te Fontana del Nettuno ( shq. Shatërvani i Neptunit), në qëndër, afër San Petronio-s dhe kullave Asinelli e Garisenda na la të kuptonim që nuk do të ishte një ditë e zakonshme. Mëngjezi me diell e bënte Bolonjën më joshëse dhe Albanën e gjetëm ndërsa po fotografonte shatërvanin.

Një grua elegante dhe e njerzishme, e cila menjëherë na lëshon një sfidë të hollë: “Ju kam ftuar këtu sepse jemi një zonë me monumente të rëndësishme. Juve ju pëlqen arti? Dëshëroj t’ju dërgoj te Chiesa di Santa Maria della Vita ( shq. Kisha e Shën Mërise së Jetës) për të parë kompleksin skulpturor në baltë të 1400 të Niccolò dell’Arca dhe te Biblioteca dell’Archiginnasio ( shq. Biblioteka e Arkigjimnazit) ku gjindet universiteti i parë në botë dhe salla Stabat Mater – ku është ekzekutuar kjo vepër e Rossinit nën drejtimin e Doninzetit”.

E ndërsa shqiptonte këto fjalë kuptohej që përgjigjia jonë do të ishte metri me të cilin do të na kishte gjykuar dhe mbi të cilin do të lindte lidhja jonë. Një metër dashurie për artin, kulturën dhe krijimtarinë njerëzore. Pjesa më e mirë e njeriut kur kupton vlerën e jetës dhe nuk humbet duke planifikuar luftra e shkatërrime.

Vizita në selinë e universitetit të parë më ka emocionuar, mendoja gjithë ata studentë që në rrjedhën e shekujve kishin kaluar para meje ato korridore, kohën që kanë dedikuar për të studiuar e kërkuar në jetën e botës dhe të vetë neve. Veshjeve të tyre, zakoneve dhe gjuhës kaq të ndryshme në këtë rrjedhë prej 7 shekujsh nga themelimi i universitetit.

Albana ka qënë një pioniere në të kuptuarit e rëndësisë së artistëve të vegjël dhe artizanëve e duke i ndihmuar që të rriten dhe të afirmohen. Një rrugëtim paralel me atë tonin, i lindur nga dashuria për artin dhe nga nevoja për t’i dhënë një kuptim shpirtit të dyzuar, të lindur shqiptar por me një jetë të kaluar në familjen e saj italiane.

Të ulur për të ngrënë në një restorant të vogël pas San Petronio-s dukej se prezantonim një shembull të multikulturalitetit dhe integrimit: një australian, një shqiptare dhe një italiane të dashuruar me jetën dhe me gjërat e bukura që njeriu krijon. Të dashuruar me historitë dhe me segretet e vogla, që në mënyrë befasuese dhe të papritur të dërgojnë te e bukura.

“A e dini që Bolonja ka rreth 45 km portici ( shq.portik)? A e dini pse janë ndërtuar?” na pyet Albana. Nuk kishim më të voglën ide – përveç asaj që mund të shërbenin për t’u mbrojtur nga shiu dhe lagështia në dimër. “Sepse kur kanë filluar të mbërrijnë studentët e parë në Bolonjë kërkonin dhoma me qera dhe bolonjezët kanë menduar mirë të zgjeronin shtëpitë e tyre. Por, mund të zgjeronin vetëm drejt rrugës duke respektuar dyqanet e hapura në katin e parë. Kështu kanë ndërtuar “ dhoma që mbahen mbi kolona” e kështu lindën portikët”.

Vëzhgimi pragmatik australian ishte: “pak të kushtueshme por janë 700 vjet qera ( kaq është i lashtë universiteti i Bolonjës) dhe mesiguri e kanë nxjerrur vehten!”

Kemi lënë ‘Bologna la dotta’ (Bolonjën e diturisë) me qartësinë që lidhja me Albanën lindi nën yjet më të mirë dhe është e destinuar të vazhdojë në nivel personal dhe pune. Faleminderit Albana për atë që ke bërë dhe që na tregove disa nga perlat e Bolonjës .

Riguardo l'Intervistato:Albana Temali

Artists

Një gazetare dhe zbuluese e talenteve mes Italisë dhe Shqipërisë